AGK: Gjuha e Sami Kurteshit mund të nxisë sulme ndaj gazetarëve, Kurti e Osmani ta konsiderojnë largimin e tij nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur nga anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj AGK-së dhe mediave tjera në vend. AGK i ka cilësuar si të rrezikshme deklaratat e Kurteshit. Sipas AGK-së, këto akuza, përveç që janë të pabaza, paraqesin rrezik real për sulme të mundshme në të ardhmen ndaj […] The post AGK: Gjuha e Sami Kurteshit mund të nxisë sulme ndaj gazetarëve, Kurti e Osmani ta konsiderojnë largimin e tij nga KQZ appeared first on Sinjali.

AGK: Gjuha e Sami Kurteshit mund të nxisë sulme ndaj gazetarëve, Kurti e Osmani ta konsiderojnë largimin e tij nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur nga anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj AGK-së dhe mediave tjera në vend.

AGK i ka cilësuar si të rrezikshme deklaratat e Kurteshit. Sipas AGK-së, këto akuza, përveç që janë të pabaza, paraqesin rrezik real për sulme të mundshme në të ardhmen ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të mediave në punën e tyre profesionale në terren.

AGK-ja i ka bërë thirrje liderit të VV-së, Albin Kurti dhe presidentes Osmani që të konsiderojnë largimin e Kurteshit nga pozicioni i tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm gjuhën e papërgjegjshme, sulmuese dhe shumë të rrezikshme të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, nga partia politike Vetëvendosje.
Kurteshi, në një reagim publik, e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale” dhe listoi një sërë mediash, që sipas tij operojnë si “vrasës me pagesë”.

Këto akuza, përveç që janë të pabaza, paraqesin rrezik real për sulme të mundshme në të ardhmen ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të mediave në punën e tyre profesionale në terren.
Deklaratat nxitëse të urrejtjes të z. Kurteshi janë vazhdimësi e një fushate linçuese ndaj gazetarëve, me qëllim frikësimin e tyre dhe minimin e lirisë së medias në vend.

AGK-ja e fton Vetëvendosjen, liderin e saj Albin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani, që të konsiderojnë largimin e Kurteshit nga pozicioni i tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AGK: Gjuha e Sami Kurteshit mund të nxisë sulme ndaj gazetarëve, Kurti e Osmani ta konsiderojnë largimin e tij nga KQZ appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0