15-vjeçarja nga Prishtina rezulton e zhdukur që nga mbrëmë, familja kërkon ndihmën e policisë
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë është raportuar në kryeqytet, ku […] The post 15-vjeçarja nga Prishtina rezulton e zhdukur që nga mbrëmë, familja kërkon ndihmën e policisë appeared first on Sinjali.
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar në kryeqytet, ku një vajzë e mitur ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më, duke ngritur alarmin e familjarëve dhe Policisë së Kosovës.
Sipas informacioneve nga burime të besueshme, më 4 dhjetor 2025, rreth orës 12:00, në Stacionin Policor Veriu është paraqitur J. Ll , i cili ka raportuar se vajza e tij, A.LL, rreth 15-vjeçare, është larguar nga shtëpia një natë më parë dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Ngjarja ka ndodhur më 03.12.2025, rreth orës 21:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë (banesat sociale), ku 15-vjeçarja ka dalë nga banesa dhe nuk është parë më.
Përshkrimi sipas familjarëve:
Lartësia: rreth 1.65 m
Pesha: rreth 60 kg
Flokët: ngjyrë të kuqe
Veshja: bluzë ngjyrë kafe dhe trenerka të zeza
Me të pranuar informacionin, Policia e Kosovës ka njoftuar Prokurorin Kujdestar të Shtetit, i cili e ka klasifikuar rastin si “Person i zhdukur”, ndërsa njësite policore kanë nisur procedurat dhe veprimet e kërkimit.
Hetimet po vazhdojnë dhe familjarët apelojnë për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e vajzës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post 15-vjeçarja nga Prishtina rezulton e zhdukur që nga mbrëmë, familja kërkon ndihmën e policisë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0