“120 euro vota” – aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Yll Rraqit, bashkëshortit të Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Suharekës, Albulena Kokollari, nën dyshimin se ka bërë blerje votash në vlerë prej 120 euro ndaj qytetarit me inicialet B.K. Sipas aktakuzës, më 12.10.2025, në fshatin Budakovë, Komuna e Suharekës, i pandehuri Yll Rraqi ka ofruar shumën […] The post “120 euro vota” – aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt appeared first on Sinjali.
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Yll Rraqit, bashkëshortit të Drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Suharekës, Albulena Kokollari, nën dyshimin se ka bërë blerje votash në vlerë prej 120 euro ndaj qytetarit me inicialet B.K.
Sipas aktakuzës, më 12.10.2025, në fshatin Budakovë, Komuna e Suharekës, i pandehuri Yll Rraqi ka ofruar shumën prej 120 euro për të pandehurin B.K., me qëllim që ky i fundit të votojë në favor të kandidates për Asamble Komunale, bashkëshortes së tij, Albulena Kokollari, e cila ishte në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Tutje në aktakuzë theksohet se burri i drejtoreshës i ka kërkuar qytetarit t’ia verifikojë përmes telefonit se ia ka dhënë votën gruas së tij, dhe vetëm pas kësaj ia ka dorëzuar shpërblimin.
“…dhe për verifikimin e votimit, i pandehuri Y.Rr. ka kërkuar të shohë telefonin e B.K., pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin…”, thuhet në aktakuzë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post “120 euro vota” – aktakuzë për blerje votash ndaj burrit të drejtoreshës së Bali Muharremajt appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0