‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka mbërritur një ‘zarf i kuq’, duke trazuar menjëherë situatën dhe duke ngritur kureshtjen e banorëve e publikut. Zarfi është vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ dhe sipas njoftimit të tij, ai do të hapet gjatë spektaklit të së hënës. ‘Vëllai i Madh’ ka bërë të ditur se […] The post ‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4 appeared first on Sinjali.
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka mbërritur një ‘zarf i kuq’, duke trazuar menjëherë situatën dhe duke ngritur kureshtjen e banorëve e publikut.
Zarfi është vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ dhe sipas njoftimit të tij, ai do të hapet gjatë spektaklit të së hënës.
‘Vëllai i Madh’ ka bërë të ditur se përmbajtja e zarfit lidhet drejtpërdrejt me një prej banorëve brenda shtëpisë, por nuk ka zbuluar asnjë detaj shtesë.
Kjo ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe pritjen, pasi zarfet e kuq tradicionalisht shoqërohen me vendime të forta, ndëshkime, privilegje të veçanta ose ndryshime të papritura në lojë.
Ndërkohë, fansat në rrjete sociale kanë nisur me teori e parashikime se për kë banor mund të jetë zarfi dhe çfarë mund të përmbajë ai, duke e kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit.
Të gjitha përgjigjet do të zbulohen të hënën në mbrëmje, kur zarfi i kuq më në fund të hapet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post ‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4 appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0