Xhaka lavdëron Kosovën nga Gjeneva

Granit Xhaka e ka lavdëruar Përfaqësuesen e Kosovës. Xhaka pas përfundimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Suedisë e ka komentuar edhe fitoren e Kosovës ndaj Sllovenisë në Lubjanë. Xhaka shënoi gol për fitoren 4:1 të Zvicrës ndaj Suedisë. Zvicra thuajse e ka të sigurt pozitën e parë. Zvicra është e para në Grupin B me […] The post Xhaka lavdëron Kosovën nga Gjeneva appeared first on Sinjali.

Xhaka lavdëron Kosovën nga Gjeneva

Granit Xhaka e ka lavdëruar Përfaqësuesen e Kosovës. Xhaka pas përfundimit të ndeshjes mes Zvicrës dhe Suedisë e ka komentuar edhe fitoren e Kosovës ndaj Sllovenisë në Lubjanë.

Xhaka shënoi gol për fitoren 4:1 të Zvicrës ndaj Suedisë. Zvicra thuajse e ka të sigurt pozitën e parë.

Zvicra është e para në Grupin B me 13 pikë, tri më shumë se Kosova që është në vendin e dytë. Kosova fitoi 2:0 ndaj Sllovenisë dhe e ka siguruar plejofin.

Ndeshja e fundit mes Kosovës dhe Zvicrës luhet në Prishtinë të martën.

“Ne pothuajse e kemi siguruar kualifikimin. Do të donim shumë ta festonim sot këtë arritje. Por ajo që ka treguar Kosova deri tani, vërtet meriton respekt. Sigurisht, atyre u duhet një fitore 6:0, por prapë nuk mund ta marrim këtë ndeshje si të lehtë” u shpreh Xhaka.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka lavdëron Kosovën nga Gjeneva appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0