Vritet në Amerikë Françesk Shkambi, kushëriri i Elvis Shkëmbit i cili ekzekutoi gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja

Detaje të tjera janë bërë publike për ekzekutimin e shqiptarit 44-vjeçar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës. Sipas informacioneve, ai ishte i lidhur familjarisht me Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë, më 6 tetor, shkruan EuroNews. Francesk Shkambi ishte personi që kishte nisur pak kohë më […] The post Vritet në Amerikë Françesk Shkambi, kushëriri i Elvis Shkëmbit i cili ekzekutoi gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja appeared first on Sinjali.

Vritet në Amerikë Françesk Shkambi, kushëriri i Elvis Shkëmbit i cili ekzekutoi gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja

Detaje të tjera janë bërë publike për ekzekutimin e shqiptarit 44-vjeçar Francesk Shkambi në Michigan, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës.

Sipas informacioneve, ai ishte i lidhur familjarisht me Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë, më 6 tetor, shkruan EuroNews.

Francesk Shkambi ishte personi që kishte nisur pak kohë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në mbështetje të Elvis dhe Gjon Shkambit. Në përshkrimin e nismës, ai ishte prezantuar si familjar, ndërsa donacionet kapën vlerën e mbi 8 mijë dollarëve, të destinuara për një “mbrojtje ligjore profesionale”.

Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në verandën e restorantit “Prime 7” në Commerce Township, ku Shkambi punonte si menaxher dhe bashkëpronar. Ai u gjet i plagosur rëndë dhe, megjithëse u transportua menjëherë në spital, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Rreth 20 minuta më vonë, një 65-vjeçar nga zona e Farmington Hills u paraqit vetë pranë policisë dhe u vu në pranga pa kundërshtim. Autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri 9 mm, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje dhe që rezultonte e vjedhur.

Policia ka konfirmuar se mes viktimës dhe autorit kishte një përplasje të vazhdueshme, ndonëse motivi i saktë i konfliktit nuk është zbuluar ende.

Familjarë, kolegë dhe komuniteti lokal e kanë pritur me tronditje lajmin, duke e cilësuar Francesk Shkambin si njeri të qetë dhe punëtor. Restoranti ku ai ushtronte aktivitetin e tij ka njoftuar mbylljen e përkohshme pas ngjarjes tragjike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vritet në Amerikë Françesk Shkambi, kushëriri i Elvis Shkëmbit i cili ekzekutoi gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0