Vizitë te familja e Daorsës në emër të Presidentes: Institucionet e Kosovës garantojnë drejtësi për familjen Spahija

Rasti i Daorsa Spahijës goditi mbarë vendin javën e kaluar. E reja 24 vjecare nga Gjakova ishte në studime në Tetovë, ku edhe u gjet e vdekur. Reagime të shumta për vdekjen e saj pati nga shoqëria civile, e së fundi familja e tashmë së ndjerës u vizitua edhe në emër të presidentes së vendit. […] The post Vizitë te familja e Daorsës në emër të Presidentes: Institucionet e Kosovës garantojnë drejtësi për familjen Spahija appeared first on Sinjali.

Vizitë te familja e Daorsës në emër të Presidentes: Institucionet e Kosovës garantojnë drejtësi për familjen Spahija

Rasti i Daorsa Spahijës goditi mbarë vendin javën e kaluar.


E reja 24 vjecare nga Gjakova ishte në studime në Tetovë, ku edhe u gjet e vdekur.


Reagime të shumta për vdekjen e saj pati nga shoqëria civile, e së fundi familja e tashmë së ndjerës u vizitua edhe në emër të presidentes së vendit.


Në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, këshilltarja Donika Kadaj Bujupi, së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vizituan familjen Spahija në Gjakovë për të ndarë dhimbjen e humbjes së vajzës së tyre, Daorsës, një të reje të jashtëzakonshme dhe studente e shkëlqyer e mjekësisë në Tetovë.

Gjatë vizitës, Kadaj Bujupi shprehu ngushëllimet më të sinqerta për prindërit, Arbërin dhe Diellzën, si dhe për gjithë familjen Spahija, duke theksuar se humbja e Daorsës prek thellë zemrat e të gjithëve.

Në emër të Presidentes, ajo i siguroi familjes se institucionet e vendit do të qëndrojnë pranë tyre me përkushtim dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë gjithë procesit të hetimeve nga autoritetet kompetente.

Kadaj Bujupi u bashkua me familjen në dhimbje dhe solidaritet, duke nderuar kujtimin e Daorsës dhe duke garantuar se drejtësia do të ndiqet në çdo hap.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vizitë te familja e Daorsës në emër të Presidentes: Institucionet e Kosovës garantojnë drejtësi për familjen Spahija appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0