Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. KQZ ka njoftuar se sonte në ora ora 23:59 përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave për deputetë. “Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për […] The post Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash appeared first on Sinjali.

Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

KQZ ka njoftuar se sonte në ora ora 23:59 përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave për deputetë.

“Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora 23:59) përfundon afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Janë 141 kandidatë që i përfaqësojnë subjektet politike në fjalë:

Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;

SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;

JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;

PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;

Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë;

dhe FJALA – 20 kandidatë.

“Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, thuhet në njoftim. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë deri tash appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0