Superliga e basketbollit rikthehet me derbin e zjarrtë Bashkimi – Trepça

Java e dhjetë e Superligës së Kosovës në basketboll do të ofrojë super sfida për tifozët. Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, nënkampionit dhe kampionit aktual të Kosovës. Ndeshja në Prizren pritet të jetë e zjarrtë, me Portokallezinjtë që kanë shtatë fitore e dy humbje, ndërsa mitrovicasit pesë fitore e tri humbje. […] The post Superliga e basketbollit rikthehet me derbin e zjarrtë Bashkimi – Trepça appeared first on Sinjali.

Superliga e basketbollit rikthehet me derbin e zjarrtë Bashkimi – Trepça

Java e dhjetë e Superligës së Kosovës në basketboll do të ofrojë super sfida për tifozët.

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, nënkampionit dhe kampionit aktual të Kosovës. Ndeshja në Prizren pritet të jetë e zjarrtë, me Portokallezinjtë që kanë shtatë fitore e dy humbje, ndërsa mitrovicasit pesë fitore e tri humbje. Prizrenasit nisën edicionin me shtatë fitore radhazi, por më pas pësuan dy humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ kanë pesë fitore e tri humbje në një edicion mjaft interesant. Të dy skuadrat morën pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

Të mërkurën, Vëllaznimi do të ndeshet me Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë janë në formë të mirë me dy fitore radhazi, ndërsa në përgjithësi kanë tri fitore e gjashtë humbje, kurse therandasit kanë dy fitore e shtatë humbje.

GO+ Peja do të përballet me Borën të enjten. Pejanët kanë shtatë fitore e dy humbje, kurse prishtinasit tri fitore e pesë humbje.

Një sfidë interesante pritet edhe ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029, ku të dy skuadrat kanë nga katër fitore e pesë humbje.

Superliga/Java 10

E mërkurë

18:45 Bashkimi – Trepça

18:45 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

E enjte

18:45 GO+ Peja – Bora

18:45 Sigal Prishtina – Rahoveci 029

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Superliga e basketbollit rikthehet me derbin e zjarrtë Bashkimi – Trepça appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0