Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohen
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e fundit ku një qytetar kishte pretenduar rrejshëm se ishte keqtrajtuar nga zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në afërsi të Urës së Bistricës në Leposaviq, më 13 janar 2026. Në një njoftim për media, Sindikata e Policisë së Kosovës përgëzon punën profesionale të […] The post Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohen appeared first on Sinjali.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar lidhur me rastin e fundit ku një qytetar kishte pretenduar rrejshëm se ishte keqtrajtuar nga zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në afërsi të Urës së Bistricës në Leposaviq, më 13 janar 2026.
Në një njoftim për media, Sindikata e Policisë së Kosovës përgëzon punën profesionale të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) në hetimin e këtij rasti.
“Pas pranimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe zhvillimit të hetimeve përkatëse, IPK ka konstatuar se pretendimet e ankuesit nuk kishin bazë faktike dhe ligjore. Si rezultat i hetimit, është vërtetuar se qytetari ka dezinformuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për lajmërim të rremë”, thuhet në njoftim.
Sindikata thekson se një qasje e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e punonjësve policorë.
“Ne jemi të bindur se, nëse IPK vazhdon punën në mënyrë profesionale dhe ndaj çdo lajmërimi të rremë ngrihet kallëzim penal kundër personave përgjegjës, do të kemi shumë më pak raste të tilla në të ardhmen. Po ashtu, punonjësit e Policisë së Kosovës nuk do të ndihen të pambrojtur dhe do të kenë më shumë besim në punën e IPK-së”, theksojnë nga Sindikata.
Në përfundim, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Kosovës thekson se “kjo qasje e IPK-së është e domosdoshme si mburojë për çdo zyrtar policor dhe kontribuon në rritjen e besimit në institucionet tona mbikëqyrëse.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Sindikata e Policisë: Lajmërimet e rreme ndaj zyrtarëve policorë duhet të ndëshkohen appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0