Simiq: Dera e zyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut ishte e mbyllur, Radojevic s’mundi të futej

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se këshilltarët komunal të Mitrovicës së Veriut kishin provuar që të hynin në zyrën e kryetarit të Komunës, megjithatë s’kishin mundur, meqë zyra kishte qenë e mbyllur. Si pasojë e kësaj, kryetari i ri Milan Radojevic s’kishte mundur të hynte në zyrën e tij, aty ku edhe […] The post Simiq: Dera e zyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut ishte e mbyllur, Radojevic s’mundi të futej appeared first on Sinjali.

Simiq: Dera e zyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut ishte e mbyllur, Radojevic s’mundi të futej

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se këshilltarët komunal të Mitrovicës së Veriut kishin provuar që të hynin në zyrën e kryetarit të Komunës, megjithatë s’kishin mundur, meqë zyra kishte qenë e mbyllur.

Si pasojë e kësaj, kryetari i ri Milan Radojevic s’kishte mundur të hynte në zyrën e tij, aty ku edhe ndodhet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm i komunës.

“Ata kanë frikë sepse kanë marrë vendime të paligjshme, dhe kjo është arsyeja pse kanë frikë.”, ka thënë Simic për KoSSev.

Pranim dorëzimi i detyrës në Komuën e Mitrovicës së Veriut sot s’ka ndodhur, meqë në seancën inauguruese s’kanë marrë pjesë as ish-kryetari Erden Atiq dhe as ish-kryesuesi Nexhat Ugljanin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Simiq: Dera e zyrës së kryetarit të Mitrovicës së Veriut ishte e mbyllur, Radojevic s’mundi të futej appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0