Shkon në polici për një çështje tjetër, 26-vjeçari nga Prishtina arrestohet pasi rezulton me urdhër aktiv për “Kanosje”

Një rast i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, ku një i ri është paraqitur vetë në polici, por gjatë verifikimit të të dhënave ka rezultuar se ndaj tij ekziston një urdhëresë aktive e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, në Stacionin Policor Veriu – […] The post Shkon në polici për një çështje tjetër, 26-vjeçari nga Prishtina arrestohet pasi rezulton me urdhër aktiv për “Kanosje” appeared first on Sinjali.

Shkon në polici për një çështje tjetër, 26-vjeçari nga Prishtina arrestohet pasi rezulton me urdhër aktiv për “Kanosje”

Një rast i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, ku një i ri është paraqitur vetë në polici, por gjatë verifikimit të të dhënave ka rezultuar se ndaj tij ekziston një urdhëresë aktive e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, në Stacionin Policor Veriu – Prishtinë.

Personi Çlirim Ademi, rreth 26-vjeçar, pasi është paraqitur për një çështje tjetër, është verifikuar nga policia dhe ka rezultuar se kërkohej për veprën penale “Kanosje”.

Sipas aktvendimit gjyqësor, ai ishte dënuar me 300 euro gjobë, e cila, për shkak të mos pagesës, është shndërruar në 15 ditë burgim.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan për ekzekutimin e dënimit.

Rasti është mbyllur si Realizim i Urdhëresës së Gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkon në polici për një çështje tjetër, 26-vjeçari nga Prishtina arrestohet pasi rezulton me urdhër aktiv për “Kanosje” appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0