SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, te Departamenti i Përgjithshëm, ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati. Sipas SBASHK-ut, Murati dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi nuk ka vepruar sipas Ligjit për Këshillin Ekonomik Social, duke mos shpallur që nga fundi […] The post SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit appeared first on Sinjali.

SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, te Departamenti i Përgjithshëm, ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Sipas SBASHK-ut, Murati dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi nuk ka vepruar sipas Ligjit për Këshillin Ekonomik Social, duke mos shpallur që nga fundi i vitit 2022 ftesën për formimin e këtij Këshilli, për të cilin është i obliguar ligjërisht.

“Me këtë mosveprim, Murati ka shkaktuar dëme të palës së tretë, pra sindikatave dhe anëtarëve të sindikatave në tërë Kosovën, duke pamundësuar diskutimin për Ligjet dhe rregulloret që prekin gjithë të punësuarit në Kosovë, e me theks të veçantë duke e lënë Kosovën pa Marrëveshjen Kolektive, si e drejtë që buron nga Ligji i punës, dhe kështu Kosova mbetet i vetmi shtet në rajon që nuk ka këtë marrëveshje të nënshkruar”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Kallëzimi penal i SBASHK-ut 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SBASHK-u dorëzon kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0