Rrihen mes vete katër punëtorë të një kompanie në Klinë – dy arrestohen, një bëhet për spital

Katër persona janë rrahur mes vete në rrugën “Drini i Bardhë” në Klinë, pas një mosmarrëveshjeje. Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKMF-Klinë për trajtim mjekësor. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, më datën 02.12.2025, rreth orës 10:55, është njoftuar […] The post Rrihen mes vete katër punëtorë të një kompanie në Klinë – dy arrestohen, një bëhet për spital appeared first on Sinjali.

Rrihen mes vete katër punëtorë të një kompanie në Klinë – dy arrestohen, një bëhet për spital

Katër persona janë rrahur mes vete në rrugën “Drini i Bardhë” në Klinë, pas një mosmarrëveshjeje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të njëjtit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKMF-Klinë për trajtim mjekësor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Klinë, më datën 02.12.2025, rreth orës 10:55, është njoftuar për një rrahje që ka ndodhur në rrugën ‘Drini i Bardhë’ në Klinë. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ku u konstatua se pas një përleshjeje mes katër personave (punëtorë të një kompanie), si pasojë e rrahjes ata kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKMF-Klinë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrihen mes vete katër punëtorë të një kompanie në Klinë – dy arrestohen, një bëhet për spital appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0