Republikani Christie i futet garës për president të SHBA-ve
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet që javën e ardhshme të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Christie, i cili ka qenë këshilltarë në fushatën e Donald Trump në vitin 2016, kohët e fundit është kthyer në një kritik të zëshëm të ish-presidentit. Republikani 60-vjeçar Christie, nuk arriti të sigurojë emërimin e […] The post Republikani Christie i futet garës për president të SHBA-ve appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet që javën e ardhshme të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Christie, i cili ka qenë këshilltarë në fushatën e Donald Trump në vitin 2016, kohët e fundit është kthyer në një kritik të zëshëm të ish-presidentit.
Republikani 60-vjeçar Christie, nuk arriti të sigurojë emërimin e Partisë Republikane gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 ku fitues doli Trump. Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsosit të kryer mes 9 dhe 15 majit, vetëm 1% e republikanëve thanë se ai do të ishte kandidati i tyre i preferuar për zgjedhjet e vitit 2024.
Duke i dhënë fund javëve të spekulimeve rreth qëllimeve të tij, Christie do të nisë zyrtarisht fushatën e tij në Kolegjin ‘Saint Anselm’ në Nju Hampshire të martën.
The post Republikani Christie i futet garës për president të SHBA-ve appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0