Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar mbi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Gjatë takimit, kryesuesi Radoniqi e njoftoi presidenten Osmani mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen […] The post Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt appeared first on Sinjali.

Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar mbi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Gjatë takimit, kryesuesi Radoniqi e njoftoi presidenten Osmani mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Më tej bëhet e ditur se Osmani ka theksuar nevojën për një proces zgjedhor të rregullt.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nënvizoi gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve”, përfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani takohet me Radoniqin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0