Një ditë pas ndeshjes me Slloveninë, edhe FSHF uron Kosovën për kualifikimin në play-off
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti kulifikimin në play-off të Kupës së Botës, pas fitores ndaj Sllovenisë. “Dardanët” fituan me rezultat 0-2 në stadiumin “Stozice” të Lubjanës, pas golit të Asllanit dhe autogolit të Karnicnik. Për këtë sukses historik, erdhi një postim nga Federata Shqiptare e Futbollit(FSHF), e cila përgëzoi “Dardanët” për këtë arritje të madhe. […] The post Një ditë pas ndeshjes me Slloveninë, edhe FSHF uron Kosovën për kualifikimin në play-off appeared first on Sinjali.
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti kulifikimin në play-off të Kupës së Botës, pas fitores ndaj Sllovenisë.
“Dardanët” fituan me rezultat 0-2 në stadiumin “Stozice” të Lubjanës, pas golit të Asllanit dhe autogolit të Karnicnik.
Për këtë sukses historik, erdhi një postim nga Federata Shqiptare e Futbollit(FSHF), e cila përgëzoi “Dardanët” për këtë arritje të madhe.
“FSHF përshëndet me gëzim dhe emocion të veçantë arritjen historike të Kosovës, që për herë të parë siguron vendin në PLAY-OFF të një Botërori. Kjo sigurisht është një fitore që e ndjen çdo shqiptar, kudo që jeton dhe, ashtu siç theksoi edhe Presidenti Armand Duka, është një moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë. Urime Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë ekipit drejtues për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Le të vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë dhe të shkruajmë histori në futbollin shqiptar”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
Kujtojmë që në play-off tashmë është edhe kombëtarja kuqezi të cilët moposhtën Andorrën, ndërsa ndeshja në rradhë është ajo ndaj Anglisë që mbahet sonte.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Një ditë pas ndeshjes me Slloveninë, edhe FSHF uron Kosovën për kualifikimin në play-off appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0