MAShTI ua tërheq licencat 16 mësimdhënësve në Rahovec
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministrja Arbërie Nagavci, duke shtuar se licencimi dhe rilicencimi i mësimdhënësve mbetet një mekanizëm kyç për sigurimin e cilësisë në arsim. Sipas saj, vendimi për tërheqjen […] The post MAShTI ua tërheq licencat 16 mësimdhënësve në Rahovec appeared first on Sinjali.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marrë vendim për tërheqjen e 16 licencave të mësimdhënësve.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministrja Arbërie Nagavci, duke shtuar se licencimi dhe rilicencimi i mësimdhënësve mbetet një mekanizëm kyç për sigurimin e cilësisë në arsim.
Sipas saj, vendimi për tërheqjen e licencave vjen pas një inspektimi tematik të realizuar nga Inspektorati i Arsimit në një shkollë në Rahovec, ku janë konstatuar shkelje dhe mospërfillje e procedurave ligjore.
“Reformat në arsim kërkojnë përgjegjësi. Ne mbesim të përkushtuar për një arsim cilësor dhe me standarde,” ka deklaruar Nagavci.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post MAShTI ua tërheq licencat 16 mësimdhënësve në Rahovec appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0