Lidhja e Bizneseve paralajmëron: Mungesa e institucioneve po bllokon ekonominë e Kosovës
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për situatën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se vendi po përballet me ngërç ekonomik të plotë për shkak të mungesës së institucioneve funksionale dhe aftësisë për vendimmarrje. Në reagim, kjo organizatë economic deklaron se ekonomia po bllokohet – investimet po bien ndërsa bizneset […] The post Lidhja e Bizneseve paralajmëron: Mungesa e institucioneve po bllokon ekonominë e Kosovës appeared first on Sinjali.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për situatën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se vendi po përballet me ngërç ekonomik të plotë për shkak të mungesës së institucioneve funksionale dhe aftësisë për vendimmarrje.
Në reagim, kjo organizatë economic deklaron se ekonomia po bllokohet – investimet po bien ndërsa bizneset dhe qytetarët po ndjejnë pasojat e papërgjegjshmërisë politike në mënyrë të përditshme.
“Për inate politike po dëmtohet ekonomia e vendit, ndërsa Kosova po përballet me rritje të importit dhe ulje të eksportit, gjë që thellon më tej bilancin negativ tregtar dhe dëmton konkurrueshmërinë e prodhimit vendor”, theksohet në reagim.
Lidhja vë në dukje gjithashtu mungesën e reformave fiskale dhe pezullimin e politikave zhvillimore, të cilat kanë krijuar klimë të pasigurt në sektorin privat, ku shumë borde dhe agjenci shtetërore janë ende me ushtrues detyre, pa legjitimitet për vendime strategjike, çka ka paralizuar proceset ekonomike.
Organizata shton se nga një vend që dikur ishte model zhvillimi për rajonin, sot Kosova ka ngecur me ekonomi të ngadalësuar dhe pa vizion ekonomik. “Mbi 1 miliard euro kredi dhe grante zhvillimore mbeten të bllokuara në Kuvend për shkak të mosfunksionimit institucional. Këto mjete, që do të mund të investoheshin në energji, infrastrukturë, arsim dhe prodhim, sot qëndrojnë të palëvizshme, ndërsa bizneset përballen me vështirësi të mëdha në terren.”
Sipas Lidhjes së Bizneseve, vendi po përjeton njëkohësisht rritje të çmimeve të energjisë dhe kosto të prodhimit, mungesë të investimeve të huaja dhe rrezik për largim të kapitalit ekzistues, ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike dhe humbje të vendeve të punës. Po ashtu, thuhet se pezullimi i dialogut strategjik me SHBA-në po dëmton imazhin dhe besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës.
Në fund, Lidhja e Bizneseve apelon për përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje urgjente të krizës politike që vendi të rifitojë stabilitetin ekonomik dhe besimin e investitorëve. Bizneset kërkojnë qeverisje funksionale dhe vendimmarrje të shpejtë, jo bllokadë dhe pasiguri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Lidhja e Bizneseve paralajmëron: Mungesa e institucioneve po bllokon ekonominë e Kosovës appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0