Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan, flasin për reforma dhe siguri
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA, Harry Bajraktari. Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, si dhe për progresin që ka shënuar Kosova gjatë viteve të fundit. Kurti ka theksuar arritjet kyçe në rritjen […] The post Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan, flasin për reforma dhe siguri appeared first on Sinjali.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA, Harry Bajraktari.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, si dhe për progresin që ka shënuar Kosova gjatë viteve të fundit.
Kurti ka theksuar arritjet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në fushën e sigurisë dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar me reformat që synojnë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.
Një pjesë e veçantë e bisedës iu është kushtuar rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe kontributit të tij në avancimin e çështjeve me interes për Kosovën.
Kurti ka vlerësuar lart angazhimin e Harry Bajraktarit dhe të komunitetit në përgjithësi në afirmimin e interesave të Kosovës dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan, flasin për reforma dhe siguri appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0