Konflikt familjar në Prishtinë, dy të mitur ndalohen me 48 orë pas përleshjes me thikë
Një incident i rëndë i dhunës në familje është regjistruar mbrëmjen e 17.11.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “Idriz Gjilani” në Prishtinë. Rasti është raportuar në Stacionin Policor nga R. A., rreth 60-vjeçare, e cila ka kërkuar intervenimin e policisë pas një përleshjeje të ndodhur brenda banesës së saj, ku të përfshirë ishin tre të […] The post Konflikt familjar në Prishtinë, dy të mitur ndalohen me 48 orë pas përleshjes me thikë appeared first on Sinjali.
Një incident i rëndë i dhunës në familje është regjistruar mbrëmjen e 17.11.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “Idriz Gjilani” në Prishtinë. Rasti është raportuar në Stacionin Policor nga R. A., rreth 60-vjeçare, e cila ka kërkuar intervenimin e policisë pas një përleshjeje të ndodhur brenda banesës së saj, ku të përfshirë ishin tre të mitur – fëmijët e saj.
Sipas të dhënave, konflikti ka nisur kur vajza F. A., rreth 17-vjeçare kishte tentuar të dilte me një shoqe të saj, por ishte penguar nga nëna, e cila i kishte mbyllur derën me çelës. Në ato momente ka ardhur në banesë vëllai F. A., rreth 17-vjeçar, i cili ka hapur derën, duke bërë që situata të përshkallëzohej në përleshje fizike.
Ndërsa tensionet janë rritur, vëllai tjetër F. A., rreth 18-vjeçar ka marrë në dorë një thikë, duke i kanosur familjarët me qëllim “qetësimin e situatës”. Thika është sekuestruar nga krimteknika policore.
Të tre të miturit — F. A. (F.), F. A. (F.) dhe F. A. (F.) — janë shoqëruar në stacion policor. Me vendim të prokurorit kompetent: rasti është iniciuar si “Dhune në familje”, të miturit janë intervistuar në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy prej tyre, vëllezërit, janë ndaluar për 48 orë dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit.
Rasti është nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Konflikt familjar në Prishtinë, dy të mitur ndalohen me 48 orë pas përleshjes me thikë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0