Komandanti i KFOR-it takon Prattipatin, flasin për situatën e sigurisë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, është takuar me të ngarkuarën me punë nga Amerika në Kosovë, Anu Prattipati, në selinë e KFOR në Kampin Film City, Prishtinë. Në njoftim thuhet se takimi ofroi një mundësi për Ulutaş që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon dhe të theksonte angazhimin e KFOR për të ruajtur […] The post Komandanti i KFOR-it takon Prattipatin, flasin për situatën e sigurisë appeared first on Sinjali.

Komandanti i KFOR-it takon Prattipatin, flasin për situatën e sigurisë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, është takuar me të ngarkuarën me punë nga Amerika në Kosovë, Anu Prattipati, në selinë e KFOR në Kampin Film City, Prishtinë.

Në njoftim thuhet se takimi ofroi një mundësi për Ulutaş që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon dhe të theksonte angazhimin e KFOR për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributet e vazhdueshme dhe të gjatë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatet e saj – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.”, thuhet tutje në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it takon Prattipatin, flasin për situatën e sigurisë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0