Ikja nga drejtësia: Arrestohet i dënuari për “Vjedhje” në Fushë Kosovë – dërgohet në vuajtje të dënimit (EMRI)
Zbatimi i urdhërarresteve të lëshuara nga gjykatat vazhdon të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme të Policisë së Kosovës, që shpeshherë rezulton me arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali. Kështu, Njësia e Urdhëresave në Stacionin Policor të Fushë Kosovës ka finalizuar sot një tjetër aksion të suksesshëm në kuadër të […] The post Ikja nga drejtësia: Arrestohet i dënuari për “Vjedhje” në Fushë Kosovë – dërgohet në vuajtje të dënimit (EMRI) appeared first on Sinjali.
Zbatimi i urdhërarresteve të lëshuara nga gjykatat vazhdon të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme të Policisë së Kosovës, që shpeshherë rezulton me arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu, Njësia e Urdhëresave në Stacionin Policor të Fushë Kosovës ka finalizuar sot një tjetër aksion të suksesshëm në kuadër të zbatimit të planit operativ për ekzekutimin e urdhër-arresteve.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 04.12.2025, rreth orës 11:00, në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar personin e kërkuar Nezir Berisha, rreth 27-vjeçar, i dënuar më herët për veprën penale “Vjedhja”.
Aksioni është kryer në bazë të urdhëresës së lëshuar nga organet e drejtësisë, ndërsa i arrestuari është shoqëruar pa incidente.
Nezir Berisha është dërguar menjëherë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku do të vuajë dënimin prej 1 viti, 2 muaj e 10 ditësh burgim.
Sinjali mëson se zbatimi i urdhër-arresteve për personat në kërkim do të vazhdojë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ikja nga drejtësia: Arrestohet i dënuari për “Vjedhje” në Fushë Kosovë – dërgohet në vuajtje të dënimit (EMRI) appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0