Heqja e masave nga BE-ja para zgjedhjeve? Nuk duket në prespektivë
Pavarësisht transferimit të pushtetit lokal në katër komunat e veriut – një zhvillim i mirëpritur nga faktorët ndërkombëtarë dhe një kushte kyç për heqjen e masave – Bashkimi Evropian duket se nuk është ende i gatshëm të ndërmarrë këtë hap, të paktën jo para zgjedhjeve. Në kuadër të diskutimeve për miratimin e konkluzave të takimit […] The post Heqja e masave nga BE-ja para zgjedhjeve? Nuk duket në prespektivë appeared first on Sinjali.
Pavarësisht transferimit të pushtetit lokal në katër komunat e veriut – një zhvillim i mirëpritur nga faktorët ndërkombëtarë dhe një kushte kyç për heqjen e masave – Bashkimi Evropian duket se nuk është ende i gatshëm të ndërmarrë këtë hap, të paktën jo para zgjedhjeve.
Në kuadër të diskutimeve për miratimin e konkluzave të takimit ministror të dhjetorit, shtetet anëtare po bisedojnë për mënyrën e formulimit të mesazhit rreth heqjes së masave. Burime diplomatike bëjnë me dije se ka ndasi të dukshme mbi këtë çështje. Disa shtete mbështesin heqjen e menjëhershme të masave, ndërsa të tjera preferojnë një qasje më të ngadalshme, graduale.
Ndasi ka edhe mes institucioneve evropiane. Shërbimi i Veprimit të Jashtëm, nën drejtimin e Kaja Kallas, mbështet një heqje të plotë të masave, ndërkohë që Komisioni Evropian, sipas burimeve, është më i kujdesshëm dhe ndjek qëndrimin e disa shteteve anëtare që hezitojnë të heqin masat menjëherë.
Takimet në nivel ambasadorësh do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, për të arritur një kompromis mbi formulimin final të konkluzave që do të miratohen më 16 dhjetor.
Për momentin, është e qartë se, pavarësisht premtimeve të mëparshme për heqjen e masave pas transferimit të pushtetit lokal, tani po kërkohet një riformulim që e ruan këtë premtim për të ardhmen, por me një kalendar më të tërhequr, duke vonuar implementimin deri në një moment më të përshtatshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Heqja e masave nga BE-ja para zgjedhjeve? Nuk duket në prespektivë appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0