FIFA shkruan për Dardanët: Një ngritje historike për Kosovën, në prag debutimi në Kupën e Botës

FIFA ka nënvizuar sot rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares së Kosovës, duke e cilësuar si një “ngritje historike” që dëshmon progresin e madh të ekipit që nga debutimi në vitin 2016. Në fokus është avancimi i vendit të Kosovës në renditjen botërore, nga starti modest në pozicionin e 190-të, deri te rekordi i ri, vendi […] The post FIFA shkruan për Dardanët: Një ngritje historike për Kosovën, në prag debutimi në Kupën e Botës appeared first on Sinjali.

FIFA shkruan për Dardanët: Një ngritje historike për Kosovën, në prag debutimi në Kupën e Botës

FIFA ka nënvizuar sot rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares së Kosovës, duke e cilësuar si një “ngritje historike” që dëshmon progresin e madh të ekipit që nga debutimi në vitin 2016.

Në fokus është avancimi i vendit të Kosovës në renditjen botërore, nga starti modest në pozicionin e 190-të, deri te rekordi i ri, vendi i 84-të.

Sipas FIFA-s, ky progres nuk është vetëm një shifër statistikore, por një tregues i përkushtimit të futbollistëve dhe identitetit të qartë që Kosova ka ndërtuar në arenën ndërkombëtare.

“Një ngritje historike për Kosovën. Nga debutimi i tyre në renditjen botërore të FIFA-s për meshkuj në vendin e 190-të në vitin 2016 në vendin e 84-të sot — pozicioni i tyre më i mirë ndonjëherë. Tani ata janë në prag të një debutimi në Kupën e Botës”, ka shkruar FIFA në postimin e saj zyrtar.

Ky mesazh vjen si një konfirmim i hapur se Kosova po afrohet drejt një epoke të re në futboll, ku ëndrrat për t’u bërë pjesë e Botërorit po bëhen objektiva të prekshme. Përpara ndeshjes vendimtare me Slloveninë, faqja zyrtare e FFK-së publikon një video motivuese nën sloganin “Bashkë të pathyeshëm”, duke i dhënë mesazhin e qartë: Kosova nuk është më vetëm një ekip që konkurron – ajo është një skuadër që shkruan histori.

Kosova tashmë ka hyrë në një kapitull të ri, ku suksesi nuk është thjesht rezultat, por simbol i një rrugëtimi të gjatë, të përkushtuar dhe të jashtëzakonshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FIFA shkruan për Dardanët: Një ngritje historike për Kosovën, në prag debutimi në Kupën e Botës appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0