Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Veternik: Vidhen mjete pune me vlerë 18 mijë euro, arrestohet i dyshuari (EMRI)

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në pompën e derivateve V-Petrol në Veternik, Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur më 08.11.2025, në intervalin kohor 18:00 – 21:00, kur ankuesi F. B, 26 vjeçar, ka parkuar veturën e tij të punës në lokacionin e lartpërmendur. Sipas deklarimit të viktimës, kur ai ishte kthyer rreth orës 21:00, […] The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Veternik: Vidhen mjete pune me vlerë 18 mijë euro, arrestohet i dyshuari (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Veternik: Vidhen mjete pune me vlerë 18 mijë euro, arrestohet i dyshuari (EMRI)

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në pompën e derivateve V-Petrol në Veternik, Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur më 08.11.2025, në intervalin kohor 18:00 – 21:00, kur ankuesi F. B, 26 vjeçar, ka parkuar veturën e tij të punës në lokacionin e lartpërmendur.

Sipas deklarimit të viktimës, kur ai ishte kthyer rreth orës 21:00, ka vërejtur se xhami i pasmë i veturës ishte i thyer dhe nga brendësia i ishin vjedhur mjete pune elektronike, të vlerësuara rreth 18 mijë euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer ekzaminimin e plotë të skenës.

Pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga njësia kompetente, më 16.11.2025 është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari Bekim Fetahu, 47 vjeçar, i cili, me urdhër të prokurorit kujdestar, është shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Veternik: Vidhen mjete pune me vlerë 18 mijë euro, arrestohet i dyshuari (EMRI) appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0