Ekskluzive: Këta janë 7 policët që dyshohen se keqtrajtuan dy persona në stacionin policor në Podujevë – IPK rekomandoi suspendimin

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka rekomanduar Policisë suspendimin edhe të shtatë policëve për një rast dyshimi për keqtrajtim në stacionin policor të Podujevës që ndodhi muajin e kaluar. Fillimisht, më 10 nëntor ishin suspenduar katër policë që dyshohet se kishin keqtrajtuar dy qytetarë, një prej tyre i mitur, brenda stacionit policor në Podujevë ku […] The post Ekskluzive: Këta janë 7 policët që dyshohen se keqtrajtuan dy persona në stacionin policor në Podujevë – IPK rekomandoi suspendimin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Këta janë 7 policët që dyshohen se keqtrajtuan dy persona në stacionin policor në Podujevë – IPK rekomandoi suspendimin

Inspektorati Policor i Kosovës dje ka rekomanduar Policisë suspendimin edhe të shtatë policëve për një rast dyshimi për keqtrajtim në stacionin policor të Podujevës që ndodhi muajin e kaluar.

Fillimisht, më 10 nëntor ishin suspenduar katër policë që dyshohet se kishin keqtrajtuar dy qytetarë, një prej tyre i mitur, brenda stacionit policor në Podujevë ku ishin në ndalim.

Hetuesit e IPK-së më pas zgjeruan hetimet dhe arritën në përfundimin se në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe shtatë policë – gjashtë me detyrë në stacionin policor në Podujevë dhe një në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. Për ta është rekomanduar suspendimi.

Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për: Riad Ahmeti – Polic, Podujevë,

Sadat Cakiqi – Toger, Podujevë,

Fatlum Hyseni – Polic, Podujevë,

Florent Ahmeti – Hetime Rajonale, Prishtinë,

Albin Hasani – Polic, Podujevë,

Altin Hoti – Polic, Podujevë, dhe

Muhamet Avdiu – Polic, Podujevë.

Gjashtë policë dyshohet për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse ndaj një togeri policor ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

“Bazuar në veprimet hetimore deri në këtë fazë janë identifikuar 11 zyrtarë të dyshuar lidhur me rastin e njëjtë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Këta janë 7 policët që dyshohen se keqtrajtuan dy persona në stacionin policor në Podujevë – IPK rekomandoi suspendimin appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0