Ekskluzive | Kapet me armë në veturë në Grabovc – pasagjerit i gjendet pistoleta në brez
Gazeta Sinjali mëson se një rast i mbajtjes së paautorizuar të armës është zbuluar mbrëmë në fshatin Grabovc të Obiliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur njësia policore ka ndalur një veturë, gjatë një kontrolli rutinë në pikëkontrollin e zonës. Sipas burimeve të Sinjalit te pasagjeri i veturës, Ilaz Syla është gjetur një revole […] The post Ekskluzive | Kapet me armë në veturë në Grabovc – pasagjerit i gjendet pistoleta në brez appeared first on Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se një rast i mbajtjes së paautorizuar të armës është zbuluar mbrëmë në fshatin Grabovc të Obiliqit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur njësia policore ka ndalur një veturë, gjatë një kontrolli rutinë në pikëkontrollin e zonës.
Sipas burimeve të Sinjalit te pasagjeri i veturës, Ilaz Syla është gjetur një revole e vendosur në brez, së bashku me një karikator 9mm dhe 13 fishekë kalibrit 9×19.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Obiliq, ku është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Arma, karikatori dhe fishekët janë sekuestruar si prova materiali nga hetuesia.
Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që procedimi të vazhdojë në procedurë të rregullt për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti ndodhet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
The post Ekskluzive | Kapet me armë në veturë në Grabovc – pasagjerit i gjendet pistoleta në brez appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0