Ekskluzive | Kanosje dhe tentim sulmi ndaj policisë në Vrellë – Tre persona arrestohen pas kërcënimeve “kemi me ju vra”

Një incident serioz është shënuar më 20.11.2025 rreth orës 22:15 në fshatin Vrellë, ku tre persona janë arrestuar pasi kanë kanosur dhe tentuar të sulmojnë zyrtarë policorë gjatë një pike kontrolli. Sipas të dhënave, patrulla policore kishte ndaluar automjetin Volkswagen, të drejtuar nga i dyshuari Naser Belaj, për tejkalim shpejtësie, me ç’rast i ishte shqiptuar […] The post Ekskluzive | Kanosje dhe tentim sulmi ndaj policisë në Vrellë – Tre persona arrestohen pas kërcënimeve “kemi me ju vra” appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kanosje dhe tentim sulmi ndaj policisë në Vrellë – Tre persona arrestohen pas kërcënimeve “kemi me ju vra”

Një incident serioz është shënuar më 20.11.2025 rreth orës 22:15 në fshatin Vrellë, ku tre persona janë arrestuar pasi kanë kanosur dhe tentuar të sulmojnë zyrtarë policorë gjatë një pike kontrolli.

Sipas të dhënave, patrulla policore kishte ndaluar automjetin Volkswagen, të drejtuar nga i dyshuari Naser Belaj, për tejkalim shpejtësie, me ç’rast i ishte shqiptuar tiketë kundërvajtëse. Gjatë procedurës, vozitësi ka zbritur nga vetura dhe ka kërkuar kthimin e dokumenteve, ndërsa policia e ka njoftuar se ato do t’i ktheheshin pas përfundimit të procedurës së gjobës.

Në atë moment, i dyshuari ka reaguar me fjalë fyese dhe ton kërcënues, duke tentuar edhe të godasë zyrtarët policorë. Nga automjeti kanë zbritur edhe dy pasagjerë, Luan Ferizi dhe Genta Pajazitaj, të cilët i janë drejtuar policëve me kërcënime serioze, përfshirë fjalët: “kemi me ju vra”.

Për shkak të rezistencës dhe rrezikut të krijuar, policia ka qenë e detyruar të përdorë sprej OC dhe ka arrestuar të tre të dyshuarit. Si pasojë e përdorimit të sprejit, atyre u është ofruar tretman mjekësor në QKMF – Istog.

Gjatë ndërhyrjes, një zyrtar policor ka pësuar lëndime në dorën e majtë dhe në gishta, për të cilat ka marrë ndihmë mjekësore. Një zyrtar tjetër, edhe pse jashtë detyre, ka asistuar kolegët në momentin e arrestimit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurorja kompetente, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me këtë incident janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ekskluzive | Kanosje dhe tentim sulmi ndaj policisë në Vrellë – Tre persona arrestohen pas kërcënimeve “kemi me ju vra” appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0