Ekskluzive | Grabitje nën kërcënimin e armëve në Malishevë: Dy persona të maskuar marrin para dhe pajisjen e kamerave të sigurisë

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Malishevë, mëson ekskluzivisht Sinjali. Sipas informacioneve nga burimet, më 03 dhjetor 2025, rreth orës […] The post Ekskluzive | Grabitje nën kërcënimin e armëve në Malishevë: Dy persona të maskuar marrin para dhe pajisjen e kamerave të sigurisë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje nën kërcënimin e armëve në Malishevë: Dy persona të maskuar marrin para dhe pajisjen e kamerave të sigurisë

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Malishevë, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Sipas informacioneve nga burimet, më 03 dhjetor 2025, rreth orës 02:40, punëtori i pompës së derivateve “Delta Grup” në fshatin Llashkadrenoc është sulmuar nga dy persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur.

Të dyshuarit, duke e kërcënuar me armë – njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë – i kanë marrë viktimës rreth 800 euro para të gatshme si dhe pajisjen e DVR-it të kamerave të sigurisë. Pas grabitjes, ata janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Patrulla policore, njësia e hetimeve dhe krim-teknika kanë dalë në vendngjarje për ekzaminim dhe mbledhje të provave.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje nën kërcënimin e armëve në Malishevë: Dy persona të maskuar marrin para dhe pajisjen e kamerave të sigurisë appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0