E rëndë: Një punëtor humb jetën në Prishtinë, lëndohet një tjetër

Një ngjarje e rëndë në vendin e punës ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar derisa po kryenin punime në rrugën “Faruk Rama”. Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar për Sinjalin se rasti është raportuar rreth orës 17:00. Ai shtoi se […] The post E rëndë: Një punëtor humb jetën në Prishtinë, lëndohet një tjetër appeared first on Sinjali.

E rëndë: Një punëtor humb jetën në Prishtinë, lëndohet një tjetër

Një ngjarje e rëndë në vendin e punës ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar derisa po kryenin punime në rrugën “Faruk Rama”.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar për Sinjalin se rasti është raportuar rreth orës 17:00.

Ai shtoi se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit tragjik.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: Një punëtor humb jetën në Prishtinë, lëndohet një tjetër appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0