E rëndë: Gruaja nga Mitrovica dërgohet pa vetëdije në spital – dyshohet për lëndim të rëndë trupor
Një rast i rëndë është regjistruar në veri të Mitrovicës, ku një grua është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa vetëdije, ndërsa rrethanat e dëmtimit mbeten ende të paqarta. Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 4 dhjetor 2025, rreth orës 09:00, Spitali Rajonal i Mitrovicës Veriore […] The post E rëndë: Gruaja nga Mitrovica dërgohet pa vetëdije në spital – dyshohet për lëndim të rëndë trupor appeared first on Sinjali.
Një rast i rëndë është regjistruar në veri të Mitrovicës, ku një grua është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa vetëdije, ndërsa rrethanat e dëmtimit mbeten ende të paqarta.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 4 dhjetor 2025, rreth orës 09:00, Spitali Rajonal i Mitrovicës Veriore ka njoftuar policinë se një ditë më parë, më 03.12.2025, rreth orës 17:00, në spital ishte sjellë me autoambulancë J. S., rreth 33-vjeçare, e cila ishte gjetur në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicën Veriore.
Viktima ka qenë në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije, gjë që ka pamundësuar marrjen e deklaratës së saj. Për shkak të gjendjes kritike, ajo është transferuar fillimisht nga spitali i Veriut në atë të Jugut, e më pas në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë, ku është ndaluar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Hetuesit Rajonalë kanë kontaktuar Prokurorin Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarit.
Rasti mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post E rëndë: Gruaja nga Mitrovica dërgohet pa vetëdije në spital – dyshohet për lëndim të rëndë trupor appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0