Dogana kap rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë, nis procedurë për kundërvajtje
Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti. Sipas njoftimit të Doganës, mallrat e zbuluara ishin të vendosura në pako të ndryshme, në bagazh dhe në ulëset e pasme të veturës. Mes tyre ishin çanta krahu për femra […] The post Dogana kap rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë, nis procedurë për kundërvajtje appeared first on Sinjali.
Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti.
Sipas njoftimit të Doganës, mallrat e zbuluara ishin të vendosura në pako të ndryshme, në bagazh dhe në ulëset e pasme të veturës.
Mes tyre ishin çanta krahu për femra dhe pantallona për meshkuj, gjithsej rreth 900 copë, për të cilat pala nuk kishte paraqitur as faturë dhe as ndonjë dokument tjetër përcjellës.
“Ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas KDAK-së, ndërsa malli është ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës thekson se vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kryerjen e kontrolleve në pikat kufitare, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe mbrojtjes së interesave ekonomike të vendit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dogana kap rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë, nis procedurë për kundërvajtje appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0