Dhunë në familje në Gllogoc të Lipjanit – Babai denoncon dhunë psikike nga djali, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur më 20.11.2025 në fshatin Gllogoc – Lipjan, ku një prind ka paraqitur ankesë ndaj djalit të tij për ushtrim dhune psikike, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Rreth orës 13:00, njësia policore ka pranuar informatën për rastin dhe ka dalë në vendngjarje, ku ka kontaktuar ankuesin N.I., i cili […] The post Dhunë në familje në Gllogoc të Lipjanit – Babai denoncon dhunë psikike nga djali, i dyshuari dërgohet në mbajtje appeared first on Sinjali.
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur më 20.11.2025 në fshatin Gllogoc – Lipjan, ku një prind ka paraqitur ankesë ndaj djalit të tij për ushtrim dhune psikike, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Rreth orës 13:00, njësia policore ka pranuar informatën për rastin dhe ka dalë në vendngjarje, ku ka kontaktuar ankuesin N.I., i cili ka deklaruar se është nën presion dhe dhunë të vazhdueshme psikike nga djali i tij, i dyshuari L.I.
Sipas ankuesit, i dyshuari është pacient me terapi të rregullt pranë Psikiatrisë në QKUK – Prishtinë dhe njëkohësisht përdorues i substancave narkotike, gjë që ka përkeqësuar situatën brenda familjes.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se është përdorues i lëndëve narkotike. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është marrë vendim që i njëjti të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti po trajtohet si “Dhunë në familje” dhe hetimet janë në vazhdim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dhunë në familje në Gllogoc të Lipjanit – Babai denoncon dhunë psikike nga djali, i dyshuari dërgohet në mbajtje appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0