Deputetja e LDK-së, Muratit: Aq bajat është bërë propaganda jote mbi buxhetin e Prishtinës, sa as Logjikonomia s’të shpëton nga bajatllëku
Çështja e buxhetit të Prishtinës po vazhdon të shkaktojë përplasje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, teksa debati politik është zhvendosur edhe në Gjykatën Kushtetuese, pas deponimit të lëndës nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Në vazhdën e reagimeve, deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili tha […] The post Deputetja e LDK-së, Muratit: Aq bajat është bërë propaganda jote mbi buxhetin e Prishtinës, sa as Logjikonomia s’të shpëton nga bajatllëku appeared first on Sinjali.
Çështja e buxhetit të Prishtinës po vazhdon të shkaktojë përplasje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, teksa debati politik është zhvendosur edhe në Gjykatën Kushtetuese, pas deponimit të lëndës nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në vazhdën e reagimeve, deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka ironizuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili tha se buxheti i Prishtinës “mund të kryhet nesër në Kuvendin e Kosovës po të donte Lumir Abdixhiku”.
“As Logjikonomia s’të shpëton nga bajatllëku”, ia ktheu Kica-Xhelili, duke thelluar edhe më tej përplasjen politike rreth buxhetit të kryeqytetit.
Postimi i plotë:
Të jesh ministër nuk të bën profesional. Nuk të jep kredibilitet. Dhe sigurisht nuk të shpëton nga përgjegjësia. Këto janë dy botë krejt të ndryshme dhe Hekuran Murati është dëshmi për këtë.
Dhe, po, në parim, do të duhej të merresha me deklaratat e Hekuran Muratit, me atë mungesë të kuptimit që ai ka mbi funksionimin e shtetit, hierarkinë ligjore, institucionale, kushtetuese, e të gjitha të tjerat që vijnë me to.
Por e vërteta është kjo: prej kohësh ai nuk ka dhënë asnjë arsye që të merremi seriozisht me të.
Prishtina të përshëndet, Hekuran. Është e të gjithëve, e hapur, e drejtë. Por një gjë duhet ta dish: ky qytet mund të falë shumëçka, por nuk ha bar. Aq bajat është bërë propaganda jote mbi buxhetin e Prishtinës, sa as Logjikonomia s’të shpëton nga bajatllëku.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Deputetja e LDK-së, Muratit: Aq bajat është bërë propaganda jote mbi buxhetin e Prishtinës, sa as Logjikonomia s’të shpëton nga bajatllëku appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0