Clark nesër nis dëshminë në Hagë, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, javën që po hyjmë janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore. Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark do të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit (nesër), […] The post Clark nesër nis dëshminë në Hagë, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit appeared first on Sinjali.
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, javën që po hyjmë janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore.
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark do të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit (nesër), duke filluar nga ora 12:00.
Dëshmia e gjeneralit Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025, dhe do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Thaçit,.
Pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes. Seanca shtesë e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.
Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Clark nesër nis dëshminë në Hagë, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0