Çështja e zgjedhjeve në Mitrovicën e Jugut shkon në Gjykatën Supreme

Debati për zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut vazhdon edhe pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Faton Peci i VV-së fitoi me një avantazh të ngushtë, duke lënë pas kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin. PDK ka ngritur dyshime për manipulim me vota dhe ka kërkuar rivotim. Ankesa e tyre u refuzua nga Paneli Zgjedhor për […] The post Çështja e zgjedhjeve në Mitrovicën e Jugut shkon në Gjykatën Supreme appeared first on Sinjali.

Çështja e zgjedhjeve në Mitrovicën e Jugut shkon në Gjykatën Supreme

Debati për zgjedhjet në Mitrovicën e Jugut vazhdon edhe pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Faton Peci i VV-së fitoi me një avantazh të ngushtë, duke lënë pas kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin.

PDK ka ngritur dyshime për manipulim me vota dhe ka kërkuar rivotim. Ankesa e tyre u refuzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e cilësoi kërkesën si të pabazuar. Si pasojë, PDK ka dorëzuar ankesën e saj në Gjykatën Supreme të Kosovës.

“Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e PZAP, i cili refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë. PDK vlerëson se vendimi i PZAP është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara gjatë zgjedhjeve,” thuhet në njoftim.

Në vijim, PDK thekson se rivotimi është i nevojshëm për të garantuar drejtësi për qytetarët.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë me rrugën ligjore për të sqaruar dhe korrigjuar çdo parregullësi, duke mbrojtur votën e lirë dhe proceset demokratike. Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve. PDK nuk do të ndalet!” përfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çështja e zgjedhjeve në Mitrovicën e Jugut shkon në Gjykatën Supreme appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0