Blero përlot me dedikimin e ri për Shpat Kasapin: Ende më duket sikur jam në ëndërr…
Blero Muharremi ka ndarë në Instagram një dedikim prekës për Shpat Kasapin, duke lënë fansat dhe miqtë e artistit të ndjerë me lot në sy. Postimi i tij, i shoqëruar me një foto të dyshes gjatë performancave të viteve të arta, rikthen kujtimet e një miqësie të sinqertë dhe dhimbjen e humbjes së madhe. “Ende […] The post Blero përlot me dedikimin e ri për Shpat Kasapin: Ende më duket sikur jam në ëndërr… appeared first on Sinjali.
Blero Muharremi ka ndarë në Instagram një dedikim prekës për Shpat Kasapin, duke lënë fansat dhe miqtë e artistit të ndjerë me lot në sy.
Postimi i tij, i shoqëruar me një foto të dyshes gjatë performancave të viteve të arta, rikthen kujtimet e një miqësie të sinqertë dhe dhimbjen e humbjes së madhe.
“Ende më duket sikur jam në ëndërr… si shok i yt dhe mik i familjes tënde, zemra m’u bë mal kur pashë dashurinë që ta dhanë shqiptarët anë e mban botës,” shkruan Blero, duke përshkruar një dhimbje që, sipas tij, nuk ka fjalë që ta shpjegojnë.
Në mesazhin e tij, këngëtari shpreh mirënjohjen për mënyrën se si publiku nderoi Shpatin pas ndarjes tragjike nga jeta, një dashuri që duket se e ka prekur thellë edhe vetë Bleron.
Ai mbyll dedikimin me një shpresë të thyer, por të sinqertë: “Shpresoj të shihemi në botën tjetër… aty ku ti vallzon e këndon me engjëjt. Lamtumirë vëlla.”

Me një zemër të thyer dhe një pëllumb të bardhë si simbol lamtumire dhe paqeje, mesazhi i Bleros tregon ndikimin e madh që Shpat Kasapi la pas, jo vetëm si artist, por edhe si njeri që la gjurmë te miqtë dhe publiku që e deshi pafund.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Blero përlot me dedikimin e ri për Shpat Kasapin: Ende më duket sikur jam në ëndërr… appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0