Ambasadori britanik kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku u diskutua për procesin zgjedhor dhe domosdoshmërinë e formimit të shpejtë të institucioneve të reja. Hargreaves ka bërë të ditur se gjatë bisedës […] The post Ambasadori britanik kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku u diskutua për procesin zgjedhor dhe domosdoshmërinë e formimit të shpejtë të institucioneve të reja.

Hargreaves ka bërë të ditur se gjatë bisedës ka theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë dhe pa tensione, duke shprehur pritjet që fushata të zhvillohet normalisht.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Diskutuam rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Shpresa ime është që fushata zgjedhore të zhvillohet pa probleme, me synimin që pas zgjedhjeve të bashkëpunojmë për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori britanik kërkon formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0