43-vjeçari kosovar bie në prangat e policisë në Shqipëri, u kap me 23 kg kanabis drejt Kosovës
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Transporter”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi […] The post 43-vjeçari kosovar bie në prangat e policisë në Shqipëri, u kap me 23 kg kanabis drejt Kosovës appeared first on Sinjali.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Transporter”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë, i cili u kap duke transportuar me automjet sasinë prej 23 kilogramë e 65 gramësh lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej drejt Kosovës.
Ndërhyrja e Policisë u bë në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, në fshatin Larushk, ku u ndalua automjeti tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën disa pako me lëndën narkotike, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post 43-vjeçari kosovar bie në prangat e policisë në Shqipëri, u kap me 23 kg kanabis drejt Kosovës appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0