Rast dhune në familje në Kamenicë – i mituri konfliktohet me babanë, ndërhyn Policia

Gazeta Sinjali mëson se një rast i dhunës në familje është raportuar sot në fshatin Krilevë të Kamenicës. Ngjarja është paraqitur fillimisht përmes një telefonate të bërë nga i mituri E.D., i cili ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë pas një mosmarrëveshjeje me babanë e tij, I.D.. Pas marrjes së informatës, patrulla ka shkuar në lokacion […] The post Rast dhune në familje në Kamenicë – i mituri konfliktohet me babanë, ndërhyn Policia appeared first on Sinjali.

Rast dhune në familje në Kamenicë – i mituri konfliktohet me babanë, ndërhyn Policia

Gazeta Sinjali mëson se një rast i dhunës në familje është raportuar sot në fshatin Krilevë të Kamenicës.

Ngjarja është paraqitur fillimisht përmes një telefonate të bërë nga i mituri E.D., i cili ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë pas një mosmarrëveshjeje me babanë e tij, I.D..

Pas marrjes së informatës, patrulla ka shkuar në lokacion dhe ka kontaktuar me ankuesin, i cili ka konfirmuar se kishte njoftuar Policinë për shkak të konfliktit verbal me prindin e tij.

Të dy – i mituri dhe babai – janë shoqëruar në Stacionin Policor Kamenicë për intervistim. Hetuesi kujdestar ka marrë deklaratat e palëve dhe ka kontaktuar Prokurorin e Shtetit, e cila ka udhëzuar që të iniciohen rastet “Dhunë në Familje” dhe “Lëndim i Lehtë Trupor”.

Rasti është hapur dhe ndodhet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rast dhune në familje në Kamenicë – i mituri konfliktohet me babanë, ndërhyn Policia appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0