Kosova, mes dy vendeve që nuk kanë nisur reformat e Planit të Rritjes

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, tha se dy nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë nisur miratimin apo zbatimin e reformave të kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes. Sipas saj, këto vende janë Kosova, për shkak të mungesës së institucioneve, dhe Bosnje e Hercegovina. “Sot jemi këtu për të bërë […] The post Kosova, mes dy vendeve që nuk kanë nisur reformat e Planit të Rritjes appeared first on Sinjali.

Kosova, mes dy vendeve që nuk kanë nisur reformat e Planit të Rritjes

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, tha se dy nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë nisur miratimin apo zbatimin e reformave të kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes. Sipas saj, këto vende janë Kosova, për shkak të mungesës së institucioneve, dhe Bosnje e Hercegovina.

“Sot jemi këtu për të bërë një vlerësim të ecurisë… Dy vite nga katër gjithsej. Pra, jemi në pushimin mes dy pjesëve… Dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimin”, tha Kos në samitin në Tiranë. Ajo shtoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë performuesit më të mirë, duke përmbushur rreth 50% të reformave të dakorduara me BE-në.

Në samit po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Raporti i BE-së thekson se Kosova nuk ka ratifikuar marrëveshjet që do t’i mundësonin të përfitonte nga Plani i Rritjes “për shkak të ngërçit politik”. Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kosova nuk ka formuar ekzekutivin e ri, duke pamundësuar ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Plani i Rritjes, me vlerë 6 miliardë euro, synon përshpejtimin e rrugës së shteteve të rajonit drejt BE-së. Kosovës i takojnë rreth 900 milionë euro, duke e bërë vendin përfituesin më të madh për kokë banori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova, mes dy vendeve që nuk kanë nisur reformat e Planit të Rritjes appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0