Ismaili e ka quan ‘farsë’ seancën e sotme të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka quajtur farsë seancën e sotme të Kuvendit. Ai tha se VV-ja ofroi një kandidat për kryeministër që nuk mund të propozojë as emra për ministra. “Në tërë këtë kohë bllokohej Kuvendi me emrin e Albulena Haxhiut. Kur erdhi koha e Dimal Bashës, edhe vet VV-ja çuditej se pse […] The post Ismaili e ka quan ‘farsë’ seancën e sotme të Kuvendit appeared first on Sinjali.

Ismaili e ka quan ‘farsë’ seancën e sotme të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka quajtur farsë seancën e sotme të Kuvendit.

Ai tha se VV-ja ofroi një kandidat për kryeministër që nuk mund të propozojë as emra për ministra.

“Në tërë këtë kohë bllokohej Kuvendi me emrin e Albulena Haxhiut. Kur erdhi koha e Dimal Bashës, edhe vet VV-ja çuditej se pse u humb kaq shumë kohë. Është dëshpëruese me pa Kuvendin me këtë mentalitet bllokues që 10 muaj. Ne kemi pranuar me tejkalu këtë situatë. Krejt çka i intereson Kurtit është se si me ia lënë fajin ish-opozitës”, ka thënë ai.

Ismaili shtoi se nuk mund të jetë dikush kandidat për kryeministër kur dikush tjetër ia vendos emrat për ministra.

“Kërkohet vota që të merret peng Konjufca. A mundet Konjufca të distancohet dhe të kërkojë hetim të tenderëve njëburimor në KEK? A mundet Konjufca të kërkojë hetim për ministren Hajdari dhe abuzimet me rezervat e shtetit? Konjufca nuk mundet as me propozu ministra për të ardhmen e as me kërku hetim për abuzime për të kaluarën. PDK-ja do të votojë kundër. Vetëvendosja po tenton me zgjatë krizën”, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ismaili e ka quan ‘farsë’ seancën e sotme të Kuvendit appeared first on Sinjali.

Shpërnda

Cila është Reaksioni Juaj?

Pëlqej Pëlqej 0
Dislike Dislike 0
Dashuri Dashuri 0
Qesharak Qesharak 0
I zemëruar I zemëruar 0
I trishtuar I trishtuar 0
Wow Wow 0