Ekskluzive | Ngatërresa në trafik – Zbulohet i dyshuari që qëlloi me armë në Fushë Kosovë (EMRI)
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur më 29 nëntor në Fushë Kosovë, ku një person mbeti i plagosur nga arma e zjarrit pas një konflikti të çastit në trafik. Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rreth orës 15:50, në rrugën “Nëna Terezë”, afër semaforëve ku […] The post Ekskluzive | Ngatërresa në trafik – Zbulohet i dyshuari që qëlloi me armë në Fushë Kosovë (EMRI) appeared first on Sinjali.
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur më 29 nëntor në Fushë Kosovë, ku një person mbeti i plagosur nga arma e zjarrit pas një konflikti të çastit në trafik.
Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, rreth orës 15:50, në rrugën “Nëna Terezë”, afër semaforëve ku lidhet me rr. “Hajrullah Zymi”, viktima A. M., rreth 40-vjeçar ishte duke pritur në kolonë, kur një automjet Audi A3, ngjyrë e zezë, i është afruar në rrethana tensionesh për përparësi kalimi.
Nga automjeti ka dalë një person i panjohur, i cili fillimisht ka përdorur fjalë ofenduese ndaj viktimës, e më pas ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka drejtuar në tokë, duke shtënë një herë. Sipas deklarimit të viktimës, plumbi e ka goditur në gishtin e këmbës së majtë. I plagoauri ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa njësitë policore kanë gjetur në vendngjarje predhën dhe gëzhojën e qitur.
I dyshuari kishte qenë në arrati deri sot.
Më 4 dhjetor 2025, i dyshuari Mehmet Ajvazi, rreth 40-vjeçar është paraqitur në NJHP – Prishtinë së bashku me avokatin e tij, ku ka dorëzuar armën e zjarrit, një karikator dhe dy fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.
Prokuroria e Krimeve të Rënda është njoftuar menjëherë dhe pas rishqyrtimit të rrethanave ka urdhëruar rikualifikimin e veprave penale nga “Vrasje në tentativë” në: “Lëndim i lehtë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin po vazhdojnë nga njësitë kompetente.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Ngatërresa në trafik – Zbulohet i dyshuari që qëlloi me armë në Fushë Kosovë (EMRI) appeared first on Sinjali.
Shpërnda
Cila është Reaksioni Juaj?
Pëlqej
0
Dislike
0
Dashuri
0
Qesharak
0
I zemëruar
0
I trishtuar
0
Wow
0